Flash News

Ditari i Opozitës

Privatizimi i klubit Partizani, Jamarbër Malltezi padit Taulant Ballën

Privatizimi i klubit Partizani, Jamarbër Malltezi padit Taulant Ballën

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Në një postim në Facebook, Malltezi shkruan se Balla ka bërë një kallëzim tre vite më parë ku pretendonte se privatizimi i klubit “Partizani”, ishte tjetërsim i paligjshëm i pronës shtetërore.

Sipas Malltezit, Balla nuk është thirrur ende nga autoritetet për t’i marrë një deklaratë. Demokrati thotë se e ka ngritur padinë ndaj Ballës, pasi nuk ka asnjë shkelje as në procesin e kthimit të pronës te pronarët dhe as në privatizim.

“Para 3 vitesh Taulant Balla beri kallzim ne SPAK kundra thuajse gjithe ish-qeverise se PD dhe disa personave private. Në kallezimin e tij, sherbetori i Edit pretendoi se privatizimi i klubit Partizani (1) ishte tjetersim i paligjshem i prones shteterore (2) se toka ishte shpronesuar nga Italia dhe se (3) privatizimi ishte i paligjshem.

Meqenese kane kaluar 3 vjet dhe Balla nuk eshte marre ne hetim per Kallzim te Rreme sic parashikon ligji, vendosa te ngre padi ndaj tij per kallzim te rreme prane prokurorise speciale.

Padine time e bazoj se nuk ekziston asnjë shkelje as në procesin e kthimit te prones tek pronaret e ligjshem dhe as në atë të privatizimit të objekteve te ndertuara ne token e ish klubit të futbollit dhe ish klubit shumësportësh Partizani.

Dokumentat provojnë qartë se (i) toka ku u vendosen ish klubet iu kthye pronareve te ligjshem me Ligjin e Kthimit te Pronave, (ii) toka nuk ishte shpronesuar nga Italia dhe (iii) sipas ligjit te kthimit te prones tek pronaret e ligjshem, privatizimi i objekteve te ndertuara mbi truallin privat ishte i detyrueshem te behej, me te drejte parablerje per pronaret e tokes. Këto dokumenta provojnë se të gjitha faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit Taulant Balla ishin të rreme.

Sherbetori i Edit në momentin e bërjes së kallëzimit penal ishte tërësisht në dijeni të fakteve se nuk kish asnjë vepër penale, por në mënyrë të qëlllimshme, për përfitime politike dhe në kundërshtim me përmbajtjen e akteve të cilat ai i referohet në kallëzimin e tij paraqiti pranë SPAK kallezim te rreme”, shkruan Malltezi.

Të fundit