Flash News

Ditari i Opozitës

Pr.ligji për faljen e gjobave, Bardhi: Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave

Pr.ligji për faljen e gjobave, Bardhi: Nuk ka asnjë vendimmarrje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli nga Kuvendi lidhur me projektligjin e PS për faljen e gjobave.

Bardhi i kërkoi shpjegim kryeparlamentares Elisa Spiropali pasi argumentoi se nuk kishte një mendim me shkrim nga Këshilli i Ministrave, për ligjin në fjalë, i cili ishte marrë në shqyrtim edhe nga komisionet.

“Duke shfrytëzuar sensibilitetin që ka çështja, respektimi i rregullores është ajo që udhëheqës, ky projektligj është depozituar në datë 5 dhjetor para 2 seancave ju njoftuat se ka një kërkesë me procedurë të përshpejtuar, nuk ishte depozituar endem, nuk u hodh në votim, nuk ka asnjë vendim të kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ai mund të e keni futur për miratim, madje komisionet e kanë marrë në shqyrtim, duke qenë jo qeveritar do duhet të sjellë mendim me shkrim këshilli i ministrave. Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave”, deklaroi Bardhi.

Të fundit