Flash News

Ditari i Opozitës

Pr.ligji për kontrollin e investimeve të huaja, Tabaku: Djalli fshihet në detaje

Pr.ligji për kontrollin e investimeve të huaja, Tabaku: Djalli fshihet

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, përmes një video në rrjetet sociale, ka folur për projektligjin e qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar, të mangët dhe pa garanci reale për sigurinë kombëtare dhe standardet europiane.

Ajo u shpreh se ka depozituar në Kuvend një ligj të plotë për screening-un e investimeve të huaja direkte (FDI), të hartuar me mbështetjen dhe ekspertizën e SHBA-së dhe BE-së, por theksoi se u rrëzua nga maxhoranca.

Tabaku shtoi se qeveria vjen me një version të cunguar të të njëjtit ligj, “vetëm pasi krizat e korrupsionit kanë nxjerrë në pah rrezikun real që vjen nga mungesa e filtrave seriozë”.

“Djalli fshihet gjithmonë në detaje,” theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se ligji i propozuar nga qeveria parashikon që analiza e sigurisë së investitorëve të huaj të bëhet nga vetë qeveria, një qasje që ajo e konsideron thellësisht problematike, në një moment kur AKSHI është vënë në qendër të akuzave publike si grup i strukturuar kriminal.

Të fundit