Flash News

Ditari i Opozitës

Problemet nga moti i keq, Këlliçi: Koha për t’i dhënë fund regjimit të krizës

Problemet nga moti i keq, Këlliçi: Koha për t’i

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me problematikën e krijuar nga reshjet e shiut në vend.

Në FB, Këlliçi shkruan se mjafton vetëm një ditë me reshje që Tirana të kthehet në një makth për qytetarët, për shkak të trafikut të rënduar dhe rrugëve të bllokuara. Ai thekson se situata nuk ka prekur vetëm kryeqytetin, por ka pamundësuar jetën normale edhe në qytete të tjera të vendit, si Durrësi, Kukësi dhe Lezha.

"Shteti i mposhtur nga shiu!
Mjafton një ditë me reshje që Tirana të kthehet në një makth për qytetarët e saj, për shkak të trafikut të rënduar dhe rrugëve të bllokuara.
Situata me reshjet ka pamundësuar jetën normale jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera si Durrësi, Kukësi dhe Lezha.
Në një shtet normal moti dhe elementët natyrorë nuk paralizojnë rrugët, funksionimin normal të jetës shoqërore e ekonomike.
Në shtetin e dështuar qpo narkoshtetin e Edi Ramës, mungesat e rënda të investimeve në infrastrukturë kritike, çojnë në emergjencat e njëpasnjëshme, ku sigurisht do të ngrihet një komitet për të hedhur foto në rrjetet sociale.
Është koha për t’i dhënë fund anormalitetit dhe regjimit të krizës.
Shqiptarët meritojnë më shumë", shkruan Këlliçi. 

Të fundit