Flash News

Ditari i Opozitës

Procedura pa tender për inceneratorin, Malltezi: 4 vite pa përgjigjen që edhe një student do ta kishte dhënë

Procedura pa tender për inceneratorin, Malltezi: 4 vite pa përgjigjen

Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.

Drejtuesi Departamentit te Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi shkruan në Facebook se prej 4 vitesh, kreu i SPAK Altin Dumani, nuk jep përgjigje lidhur me çështjen, nëse kanë apo jo përgjegjësi Engjëll Agaçi dhe Artur Metani për procedurën pa tender për inceneratorin Elbasan, në kundështim të APP.

Malltezi ironizon duke thënë se edhe një student juridiku do kishte mundësi të jepte përgjigje për vjedhjen.

Të fundit