Flash News

Ditari i Opozitës

Procesi i rindërtimit, Teliti: Efiçencë skandaloze menaxheriale! Qindra familje në mëshirë të fatit

Procesi i rindërtimit, Teliti: Efiçencë skandaloze

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, i ftuar në një interviste në Syri TV, ka akuzuar Bashkinë për zvarritje të procesit të rindërtimit dhe keqmenaxhim të fondeve të alokuara për këtë proces.

Sipas tij, nga 53 milionë euro të alokuara vitin e kaluar, vetëm 26 milionë janë përdorur realisht. Ai e cilëson situatën si një farsë tragjike që ka lënë qindra familje në mëshirë të fatit.

Teliti shtoi se projekti i rindërtimit nuk është një projekt i përjetshëm si rrugët, shkollat apo çerdhet, por u krijua pas tërmetit të nëntorit 2019, për të pajisur me apartamente dhe shtëpi familjet që humbën banesat e tyre.

“Ku jemi sot pas gjashtë vitesh? Ky proces akoma nuk ka mbaruar. Sipas informacioneve që kemi marrë, do të duhen akoma 5-6 vite për ta përmbyllur procesin e rindërtimit,” tha Teliti.

Ai akuzoi gjithashtu mungesën e eficencës menaxheriale, duke theksuar se paratë merren, por procesi vijon të ngecë. Viti 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Financave, tregoi se vetëm 49% e fondeve të alokuara për Tiranën janë përdorur.

“Jemi në një situatë skandaloze dhe të papranueshme. Pavarësisht kërkesave për informacion në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, të dhënat na mohohen, ndërsa procesi vijon të zvarritet me rezultate tejet negative,” vijoi Teliti.

Kemi një projekt i cili është procesi i rindërtimit, i cili nuk është një projekt i përjetshëm, siç janë rrugët, shkollat apo çerdhet, por ndodh për faktin se në nëntor të 2019 ndodhi ai tërmeti famkeq dhe qeveria shqiptare bashkë me bashkitë që u preken, vendosën që të bëjnë procesin e rindërtimit për të pajisur me apartamente, me shtëpi, ata që humbën shtëpitë e tyre, që nuk kishin më të banueshme ambientet.

Ndërkohë ku jemi sot pas gjashtë vitesh? Ne jemi sot pas gjashtë vitesh ku ky proces akoma nuk ka mbaruar, përkundrazi jemi në mes të këtij procesi dhe sipas informacioneve që kemi marrë për procesin e rindërtimit në përgjithësi, me këto ritme që jemi, do të duhen akoma 5-6 vite të tjera për ta përmbyllur procesin e rindërtimit.

Pra kemi një eficencë menaxheriale ngelëse në klasë, ku paratë merren dhe…
Dhe vitin e kaluar konkretisht, vitin 2024, se tashmë janë bërë publike të dhënat zyrtare mbi ecurinë, që është publikuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit edhe nga Ministria e Financave, ku vitin e kaluar vetëm në Tiranë ishin alokuar 53 milionë euro për procesin e rindërtimit dhe ishte përdorur vetëm 49% e saj.

Pra jemi në një situatë e cila absolutisht është skandaloze, jemi në një situatë e cila është e papranueshme.
Jemi në një situatë në të cilin ne shohim procesin e rindërtimit i cili zvarritet dhe ndonëse kemi kërkuar informacion në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, ky informacion neve praktikisht na mohohet sepse justifikohet tashmë me faktin se nuk ka një ecuri pozitive, përkundrazi ka një ecuri tejet negative.

Të fundit