Flash News

Ditari i Opozitës

“Procesi në Kamëz kriminal”, Hoxha: S'do ta njohim, hetim të thelluar për rezultatin elektronik

“Procesi në Kamëz kriminal”, Hoxha: S'do ta njohim,

"Ne kurrë nuk do ta njohim këtë rezultat”, kështu është shprehur kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha.

Hoxha ka denoncuar deformimin e zgjedhjeve nga ndërhyrjet e qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Hoxha deklaroi se qendrat e votimit u pushtuan nga punonjësit e administratës dhe të inkriminuarit.

Ai tha se rezultati është i programuar paraprakisht.

Po ashtu Hoxha shtoi se opozita do të kërkojë hetim të thelluar për votimin elektronik. 

"Ne kurrë nuk do ta njohim këtë rezultat, qytetarët e Kamzës nuk do ta falin kurrë këtë vjedhje", u shpreh Hoxha.

Të fundit