Flash News

Ditari i Opozitës

"Proda ushtar i krimit, Këlliçi denoncon me emra shefat e komisariateve që dhunuan protestuesit demokratë

"Proda ushtar i krimit, Këlliçi denoncon me emra shefat e

Deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Belind Këlliçi, ka akuzuar të Policia e Shtetit për veprime me urdhër politik gjatë protestave të fundit, duke e cilësuar atë si një “strukturë kriminale” që ka dhunuar protestuesit.

Në një intervistë për Syri Tv, Këlliçi deklaroi se gjatë protestave paqësore janë përdorur skenarë të orkestruar me policë dhe civilë të infiltruar për të nxitur dhunë dhe konfrontime.

Deputeti hodhi akuza të rënda ndaj katër zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët sipas tij kanë drejtuar veprimet e dhunës: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, Shefi i sektorit operacional, Arben Agiko, dhe Shefja e vëzhgimit, Elona Salihu.

“I pari, Ilir Proda, i cili, përveç se është një ushtar i krimit të organizuar dhe i narkotrafikut, mos harroni që në mars të vitit 2024 është i vetmi oficer i policisë së shtetit që ka kaluar vetingun pa çertifikatë sigurie. Dhe pse ndodhi kjo? Se në atë moment ishte ushtar i bandës së Uel Çelës, pasi ishte shef komisariati në Elbasan. Dhe në mënyrën më të çuditshme dhe të paprecedent, brenda vetëm gjashtë muajsh, në tetor të 2024-ës, gradohet nga ushtar i bandës së Elbasanit, në ushtar i bandës së Troplinëve në Durrës dhe gradohet drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit pa certifikatë sigurie.

Ky bandit që e ka kthyer Policinë e Shtetit në ushtar të krimit të organizuar dhe roje të bandave dhe të kartelave, së bashku me drejtorin e Policisë së Tiranës, Elton Alushin. Së bashku me Arben Agikon, që është shefi i sektorit të operacionales, i përzënë me turp nga puna deri në vitin 2013, i rikthyer në Policinë e Shtetit atëherë në vitin 2013 me rilindjen e kthyer në pushtet, i përzënë dhe nga komisariati numër gjashtë, edhe si shërbëtor i Yll Ballës në komisariatin e Shijakut, ka marrë urdhër për të survejuar dhe për të goditur protestuesit. Së bashku me Elona Salihun, shefen e vëzhgimit. Të katërt këta individë, ne do t'i shkojmë deri në fund të gjithëve, do t'i marrim vesh të gjithë kush janë. Ata që dhunojnë demokratët, ushtrojnë terror ndaj protestuesve, rrahin të mitur, rrahin të rinj dhe kërcënojnë qytetarët që dalin në protestë, këta të gjithë herët apo vonë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit