Flash News

Ditari i Opozitës

"Profesionet e lira, dëshmia e llumit të imoralitetit rilindas!"

"Profesionet e lira, dëshmia e llumit të imoralitetit

Nga Petrit Vasili

Profesionet e lira, deshmia e llumit te imoralitetit rilindas!

Rama, Qeveria dhe deputetet kane vringelluar armet shteterore, votat ne Kuvend dhe gojen e pisët kunder profesioneve te lira.

Derdellisin lloj lloj brockullash ministra e deputete qe si kelyshe rruge ç'nuk nxjerrin nga goja per te kenaqur Ramen l.

Imoraliteti rilindas eshte derdhur rrugeve.

Po keta palaço politike ju ulen oligarkeve nga 15% ne 8% taksen mbi dividentin edhe me fuqi prapavepruese duke shkelur Kushteteten ne menyre te dhunshme e duke i hequr qindra milion euro buxhetit te shtetit.

Po keta palaço politike e ulen ne 6% TVSH per investitoret strategjike qe fitojne qindra milion euro.

Po keta palaço i falen Alabarit per Portin e Durresit plot 230 milion euro perjashtim nga taksat.

Miliarda kane grabitur dhe grabisin me inceneratore, me koncesione e me tendera sekrete qe nuk kursyen edhe pandemine dhe tani ulerisin si qen rruge per profesionistet e lire.

Pra palacot nuk shqetesohen se i zhvaten miliarda euro buxhetit te shtetit per te korruptuarit, mafiozet dhe trafikantet, por ju dogj zemra per pese leke, qe duhet t'jua marrin profesionisteve te lire te pambeshtetur, te paperkrahur tashme edhe te luftuar egersisht nga kjo qeveri hajdutesh te çertifikuar.

Imoralë deri ne palcë jane keta palaço rilindas.

Hipokrite, qe qelben ere kanabis.

Maskarenj, qe qelben era mafie.

Të fundit