Flash News

Ditari i Opozitës

"Program futja kot", Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Shqipëria fiton 110 mijë vende pune me taksën 9%

"Program futja kot", Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Shqipëria

Pak pasi ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, e quajti programin ekonomik të PD, si një "program futja kot", pasi sipas tij, taksa e sheshtë 9% që premtohet nga PD është varfëruese, ndërsa ulja e kontributit për sigurimet shoqërore, është një skemë që mund t’i lejë shqiptarët pa pension, ka reaguar PD.

Ish-deputetja Jorida Tabaku, përmes një postimi në Facebook, i përgjigjet Ahmetajt duke thënë se taksimi 9% i propozuar nga PD, bën që Shqipëria të fitojë, duke punësuar 110 mijë vetë.

Më tej , Tabaku thekson se "Shqipëria fiton kur shtresa e mesme, që sot diskriminohet do të mund të sigurojë me shumë të ardhura përmes taksës së sheshtë".

Postimi i Tabakut:

Shqipëria fiton me taksën e sheshtë duke punësuar 110 mijë shqiptarë.

Shqipëria fiton me taksën e sheshtë sepse investimet e huaja direkte do të rriten, Shqipëria sot nuk ka më investime të huaja. Por ajo do të fitojë nga rritja e tyre përmes taksës së sheshtë 9%.

Shqipëria fiton me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do taksohen në mënyrë të ndershme dhe barabartë. Bizneset nuk do të mbitaksohen ndërsa një pakicë favorizohet. Jo! Shqipëria fiton kur të gjithë taksohemi në mënyrë të barabartë.

Shqipëria fiton kur shtresa e mesme, që sot diskriminohet do të mund të sigurojë me shumë të ardhura përmes taksës së sheshtë.

Taksa e sheshtë do të rrisë formalitetin, do të eleminojë favorizimet dhe do të nxisë ekonominë.

Të fundit