Flash News

Ditari i Opozitës

Programi i opozitës, Teliti: Kryeministri s’mundi ta denigronte, vendosi ta kopjonte por keq!

Programi i opozitës, Teliti: Kryeministri s’mundi ta denigronte,

Partia Demokratike ka ripërsëritur premtimin për rimëkëmbje ekonomike dhe masa të shpejta sociale nëse vjen në pushtet, ndërsa ka akuzuar qeverinë aktuale për kopjim të programit opozitar. I ftuar në edicionin e mesditës në një intervistë me gazetarin Bled Marku, eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është përpjekur të përvetësojë propozimet e PD-së, por sipas tij, “i ka kopjuar keq”.

“Ky angazhim për vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve me të paktën 20% brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, nuk është një ide e re. E kemi shpallur që para një viti. Kryeministri dhe enturazhi i tij fillimisht u munduan ta ç’vlerësonin me ironi, duke e krahasuar me skema piramidale,” deklaroi Teliti.

Sipas tij, pasi programi i PD-së u pa si realist dhe i zbatueshëm, Rama ndryshoi taktikë. “Kur pa që nuk e denigronte dot, vendosi ta kopjonte, për të nxjerrë idenë se të gjithë jemi njësoj. Por kopjimi që bëri, e bëri keq,” shtoi ai.

Teliti theksoi se qeveria aktuale nuk ka asnjë bazë për të premtuar rritje të mëtejshme të pensioneve. “Kryeministri premton që deri në vitin 2030 do ta çojë pensionin mesatar në 400 euro, ndërkohë që sot është vetëm 170 euro. Në 12 vite, ai ka arritur ta rrisë vetëm me 40 euro. Nga do t’i gjejë 2.5 miliardë euro në vit për të mbuluar këtë premtim?”, pyeti eksperti i opozitës.

Të fundit