Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Progres raporti për Shqipërinë, Tabaku: Shqipëria me problematika të thelluara në 15 fushat kryesore

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku komentoi progres raportin e KE-së për Shqipërinë, i publikuar pak ditë më parë.
Në një deklaratë për mediat, Tabaku ka theksuar se vendi ynë vazhdon të ketë probleme të thelluara në 15 fushat kryesore.
Sipas saj, Shqipëria ka pasur progres, të limituar në pjesën më të madhe të fushave dhe nuk pati asnjë ndryshim në numrin e kapitujve me “nivel përparuar përgatitje”.
Deklarata e plotë:
Sot në orën 12.30 duhej të zhvillohej mbledhja e KKIE e cila fatkeqësisht nuk do të zhvillohet duke humbur një mundësi për të pasur një debat të hapur dhe gjithëpërfshirës për raportin e progresit të Shqipërisë të publikuar gjatë javës së shkuar si dhe planin e rritjes.
Për këtë arsye po ndaj disa konsiderata për progres raportin si dhe disa shqetësime të cilat i kam përsëritur deri në lodhje në lidhje me situatën dhe rrugën përpara.
Ne nuk mund të presim që raporti të zgjidhë të gjitha shqetësimet tona dhe të reflektojë çdo gjë që shoqëria shqiptare ka sfidë për momentin por gjykoj që raporti është shumë larg së qënit më I miri dhe nqs qeveria shqiptare gjykon se kjo pamje është më e mira e mundshme atëherë kemi një sfidë reale:
Shqipëria vazhdon të ketë problematika reale dhe të thelluara në kohë në 15 fushat kryesore duke pasur përkeqësime të vazhdueshme nga fsha e Administratës Publike, me problematikat e theksuara të punësimeve jo në bazë merite dhe mungesë transparence. Një problematikë që eklipson situatën e përmirësuar në fushën e statistikave.
Përgjithësisht Shqipëria ka pasur progres, të limituar në pjesën më të madhe të fushave dhe nuk pati asnjë ndryshim në numrin e kapitujve me “nivel përparuar përgatitje”.
Në raportin e vitit 2023 Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar në 15 kapituj, ka nivel të mirë përgatitje në 2 kapituj (marrëdhëniet me jashtë dhe linjëzimi i politikës së jashtme dhe sigurisë) dhe nivel të moderuar deri të mirë në 3 kapituj të tjerë (Politikat monetare dhe ekonomike; Shërbimet financiare; Energjia). Pothuajse një e treta e kapitujve kanë pak nivel përgatitje ose janë ndërmjet pak dhe disi nivel përgatitje, ndërkohë që është akoma në fazë fillestare kapitulli 1 (mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti).
Nga raporti shumëfaqësh i Komisionit Europian, mund të nxjerrim 6 problematika kryesore:
1. Zgjedhjet, në të cilën progres raporti njeh parregullsitë e përmendura dhe nga OSBE/ODIHR gjatë zgjedhjeve lokale të 14 Majit, ku përfshihen shitblerja e votës, përdorimi i aseteve publike si dhe keqpërdorimi i administratës shtetërore, presion ndaj votuesve etj “Ka pasur një pjesëmarrje të ulët të votuesve, veçanërisht në mesin e të rinjve. Sipas zbulimeve të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, një fushë loje e barabartë midis kandidatëve nuk ishte e garantuar për shkak të një interpretimi të ngushtë dhe formalist të dispozitave të kodit zgjedhor.” theksohet në progres raport. Raporti thekson se Parlamenti duhet të reformojë menjëherë Kodin Zgjedhor, duke marrë në konsideratë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për diasporën dhe votën e saj në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme problematika si më sipër të mos cenojnë procesin zgjedhor.
2. Mungesën e një jete parlamentare të kryeministrit. Raporti thekson se” Mosmarrëveshjet politike mes shumicës dhe opozitës, veçanërisht në lidhje me refuzimin e Kryeministrit për të marrë pjesë në interpelanca, kanë ndërprerë funksionimin normal parlamentar.” Më tej në të theksohet mohimi i së drejtës së opozitës për ngritur komisione hetimore është në kundërshtim me Kushtetutën.
3. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet ende një nga fushat me progres të limituar. Korrupsioni mbetet ende një nga fenomenet e përhapura në të gjithë sektorët e shtetit, vijon progres raporti, edhe pse kemi disa rezultate të dënimit të ish zyrtarëve të lartë për rastin e inceneratorëve. Raporti bën thirrje për shtimin e hetimeve ndaj zyrtarëve dhe forcimin e strukturave të posaçme si SPAK dhe BKH. Gjithashtu I bën thirrje qeverisë shqiptare që të miratojë një paketë anti-korrupsion në mënyrë që të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet.
Shqipëria duhet të bëjë përpjekje më shumë për të parandaluar pastrimin e parave, krimin kibernetik dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Në këtë prizëm progres raporti I bën thirrje Shqipërisë që të rishohë iniciativat e fundit të qeverisë në lidhje me amnistinë fiskale dhe legalizimin e kanabisit, pasi I hapin rrugë pastrimit të parave.
4. Në lidhje me reformën në drejtësi, pavarësisht se procesi i vettingut po ecën, progres raporti ngre shqetësime në lidhje me ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë si dhe pavarësinë e tij. Nga ana tjetër eficensa e sistemit gjyqësor është gjithashtu një shqetësim, pasi shumë gjykata të vendit po vuajnë nga stoku i lartë i dosjeve.
5. Liria e medias është një tjetër problematikë I nxjerrë nga progres raporti. “Mjedisi mediatik në Shqipëri është i prekur nga probleme sistematike, duke përfshirë përqendrimin e pronësisë së mediave dhe ndikimin e padrejtë nga interesat biznesi dhe politike”, shkruan progres raporti. Ai i bën thirrje Shqipërisë të ndërmarrë hapa për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për gazetarët dhe mediat.
6. Së fundmi por jo nga rëndësia Prokurimet Publike. Progres Raporti thekson se është rritur numri i prokurimeve me negocim pa shpallje gjatë 2022, duke bërë thirrje për transparencë në këtë sektor.
Janë këto shqetësime që përkufizojnë sëmundjen e demokracisë në vendin tonë, shqetësime që duhen adresuar jo vetëm për të përmbushur detyrimet e këtij progres raporti, por, mbi të gjitha, për t’i ofruar qytetarëve një qeverisje që punon për ta.
Situata gjeopolitike në botë na ka bërë të jemi më të vëmendshëm për fuqitë dhe mundësitë tona për të pasur një demokraci konform parimeve të Bashkimit Europian. Ngjarjet që kanë ndodhur dhe në rajonin tonë na shtyjnë të punojmë për një shoqëri më demokratike dhe për një shtet të së drejtës dhe sudimit të ligjit.
Prandaj, ndonëse në raport shumëkush do të kërkonte të gjendeshin edhe më shumë komente mbi aferën e fondeve të IPARD hetuar nga OLAF apo shqetësime për mungesën e konsultimeve për legjislacionin dhe kontrollin e informacionit apo edhe hapësirën e munguar për mediat. Sa më sipër përshkruar në raportin e progresit 2023 janë mëse të mjaftueshme për të pasur alarmin ndezur. Gjithsesi, siç jam shprehur qartazi edhe më herët.
Progres raporti ka qenë dhe mbetet më së shumti dhe më së miri një dokument i qartë udhëzues. Një hartë e qartë e detajuar se si duhet të ndryshojmë ne situatën në të cilën gjendet vendi. Siç fjala vjen është situata në luftën kundër korrupsionit ku jo vetëm mbështet SPAK por njëkohësisht kërkon forcimin e hetimeve, procedimeve penale dhe vendimeve në lidhje me çështjet e rëndësishme të nivelit të lartë.
Ndërkohë, që parlamenti i Shqipërisë duhet me doemos që të vazhdojë punën për të mbështetur institucionet e reja të drejtësisë jo vetëm në mbështetje të kërkesave të tyre por mbi të gjitha në ndërtimin e një strategjie anti-korrupsion që duhet të jetë e tillë që të ndihmojë sektorët më në nevojë. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioriteti ynë kombëtar!
Sidoqoftë procesi i integrimit nuk ka lidhje as me numër mbledhjesh e as me numër zyrtarësisht që shkojnë në Bruksel dhe fatkeqësisht në vitin e fundit asnjë reformë e rëndësishme nuk është miratuar në parlament, i vetmi është Ligji për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit për përfshirjen e opozitës në procesin e integrimit dhe rritjen e rolit të kuvendit. Në vend që të vetëmburremi me rezultate imagjinare ne duhet patjetër ta shndërrojmë këtë raport në një manual dhe me përfundimin e procesit të screening të pasurojmë ekipet negociatore me të rinj të talentuar që nuk janë pjesë e administratës publike të politizuar, me grupe interesi me shoqërinë civile e me qindra zyrtarë të niveleve të dyta e treta e të mos ta lëmë veç në nivel politik.
Ky proces kërkon gjithëpërfshirje, kërkon angazhim të gjithë faktorëve, kërkon debat publik dhe nuk është pronësi qeveritare por është proces kombëtar dhe si i tillë duhet trajtuar. Shpresoj shumë që në fund të këtij viti të kemi hapjen e negociatave dhe të dalim nga ky ngërç 10-vjeçar u hapën nuk u hapën, dhe të fokusohemi te ajo që ka me vërtetë rëndësi për shqiptarët integrimi. Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi t’i dëgjonim këto çështje sot në Këshill Integrimi dhe të diskutonim për mënyrën se si procesi i integrimit mund të shërbente dhe si një mënyrë për ti ndryshuar gjërat me të vërtetë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38