Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Projekt buxheti i 2025, PD kërkon 600 mln lekë fond shtesë për gratë me tumor
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një amendament për buxhetin 2025.
Në propozimin e përcjellë përmes 9 deputeteve, PD kërkon një fond shtesë për gratë të prekura me kancer gjiri.
Më konkretisht PD propozon shtimin e fondit prej 600 mln lekësh që do të përdoret për rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit të gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe në trajtim mjekësor ndaj kancerit të gjirit.
"Fondi prej 600 milion Leke do te përdoret per rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit te gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe ne trajtimit mjeksore ndaj kancerit te gjirit. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim te Këshillit te Ministrave”, thuhet në amendament.
Deputetët propozues:
1- Zheni Gjergji
2- Dhurata Çupi
3- Jorida Tabaku
4- Ilda Dhori
5- Lindita Metaliaj
6- Ina Zhupa
7- Elda Hoti
8- Emilja Koliçi
9- Greta Bardeli