Flash News

Ditari i Opozitës

Projekt-ligjet kaluan me 68 vota, PD letër Nikollës: Votimi të shpallet i pavlefshëm

Projekt-ligjet kaluan me 68 vota, PD letër Nikollës: Votimi të

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është  dërguar për dijeni  edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, argumentohet fakti se votimi është kryer në shkelje të kushtetutës, pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.

Me 68 vota pro socialistët kaluan projektligji për burimet ujore, projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 93/2015 “për turizmin” të ndryshuar, projektligji për investimet strategjike dhe projektligji për një ndryshim në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës të ndryshuar.

Të fundit