Flash News

Ditari i Opozitës

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit, Gjekmarkaj: Ende s’është kërkuar falje, duhet hetim

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit, Gjekmarkaj: Ende

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj foli nga Kuvendi për projekt-rezolutën për krimet e komunizmit në seancën plenare.

Gjekmarkaj u shpreh se nuk është kërkuar ende falje për të kaluarën teksa theksoi se duhet të hetohet.

“Asnjëri prej nesh nuk e zgjedh trashëgiminë e tij, por të gjithë kemi mundësi të reflektojmë mbi të. Kur kjo nuk ndodh, historia përsëritet si shaka, si komedi, tragjedi. Ata që u burgosën nga diktatura, kanë provuar represionin, persekutimin, por edhe krenarinë e të qenit në anën e drejtë të lirë, humanizmit dhe dinjitetit njerëzor. Shumë kush, kundërshtinë e pati zgjedhje të vetëdijshme, të tjerët të vetëdijshëm nënshtrimin. Të parët, janë heronj, të dytët janë njerëz. Heronjtë krijojnë shembullin, njerëzit duhet të mësojnë prej forcës së tij e depersonalizomi mos të mbetet e vetmja rrugë për ta. Gjithmonë është dikush që qëndron. Nga kjo masë njerëzore, dalin individë, që shpëtojnë dinjitetin e një kombi përballë historisë.

Të qenit në atë anë do të thotë të mishërosh, të falësh të ngjashmin tënd që u shndërrua në instrument shtazërie, ndërkohë ke gjetur rrugën të bashkëjetosh me zhgënjimin e tmerrshëm të mungesës së drejtësisë, dikush të kërkojë falje, dikush të hetojë mbi të kaluarën, që dikush në majë të gishtave të lërë një pusullë që nuk mbërrin kurrë me fjalën ndjesë. Kjo nuk ndodh. Për çudi, shoh njerëz të sigurimit të shtetit, prokurorë, që japin intervista, shpërlarje në media, me një dialekt nga koha e vjetër ‘Enveri inë’”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit