Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Projektbuxheti 2025, Teliti: 7.6 miliard euro do merren taksa nga qytetarët
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti u shpreh se buxheti i këtij viti është buxhet llokmash për oligarkët, ndërkohë që për popull do ngelen thërrimet.
Sipas Telitit, nga buxheti 8.2 miliardë euro, 7.6 miliardë euro do merren taksat e qytetarëve, dhe këta para nuk kthehen.
´Buxheti është dokumenti kryesor i politikave dhe angazhimeve, i përkthyer tashmë dhe në shifra.
Dokumenti kryesor i një qeverie, në një vit kalendarik.
Buxheti është instrument, për ta bërë jetesën e shqiptarëve më të mirë, të jemi më të sigurt, të kemi më shumë para, të kemi një sipërmarrje më të fortë dhe konkurruese, të kemi sektor ekonomie dhe arsimi që të jenë përformues.
Kur shohim këtë buxhet, një buxhet llokmash për oligarkët, dhe thërrimet që ngelin janë për qytetarët. Është shitur si buxheti më i madh, po nga dalin 8.2 miliard euro?
Këto dalin nga ne, pasi 7.6 miliard euro do merren taksa nga ne, dhe këta para nuk kthehen.´