Flash News

Ditari i Opozitës

Projekti i kullave, Berisha akuzon Dredhën: Përfaqësuesi i çunave të Dubait po shkatërron Vlorën me kullat e d*ogës

Projekti i kullave, Berisha akuzon Dredhën: Përfaqësuesi i

Miratimi i projektit për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në stadiumin “Flamurtari” dhe Pallatin e Sportit ka sjellë reagimin e kryedemokratit Sali Berisha i cili ka akuzuar kryebashkiakun Ermal Dredha si zbatues të verbër të urdhrave të Ramës.

Berisha shkruan në Facebook se Dredha është përfaqësues i oligarkëve që po grabitin qytetin.

“Përfaqesuesi i çunave të Dubait miraton urdhërin e Ramaduros për kullat e tyre të drogës! Ndiqeni sipas deshirës debatin në Këshillin Bashkiak të Vlorës!”, shkruan Berisha.

Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi projektin e shumëdebatuar që parashikon ndërtimin e kullave shumëkatëshe në stadiumin “Flamurtari” dhe në Pallatin e Sportit, mes kundërshtive të forta.

Vendimi u shtyu përpara nga kryebashkiaku Ermal Dredha, i cili në mbledhje, u mbrojt duke premtuar një stadium të ri modern në vend të infrastrukturës së amortizuar.

Të fundit