Flash News

Ditari i Opozitës

Projekti i kullave për administratën, reagon Berisha: Zoti të vraftë! Rama ka hall të vjedhë për vete

Projekti i kullave për administratën, reagon Berisha: Zoti të

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Rama njoftoi sot ndërtimin e një kompleksi qeveritar me pretekstin se administrata po punon në godina të vjetra që kërkojnë shpenzime për rikonstruktim.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se ka hall të vjedhë katet e ndërtimit mbi tokë publike.

Berisha: Po e morët vesh se çfarë vendosi sot? Të përdorë trojet publike për të ndërtuar me privat kullat e tij.
Dhe aty do strehojë edhe disa agjenci shtetërore.
O miq, po në qoftë se ka një gjë me tepri, në qoftë se ka një gjë që për hir të së vërtetës krahasohesh me shumë e shumë vende të tjera, shumë më të zhvilluara se Shqipëria, është kompleksi qeveritar i trashëguar.
Po çfarë do të thuash mor? Se u trashëguan nga koha e komunizmit, po ato janë kryevepra të arkitektëve italianë më të mirë të kohës.
Po ku ke hall agjencish ti mor, ti ke hall të vjedhësh katet e ndërtimit mbi tokë publike.
Zoti të vraftë, i pangopur.
Me troje publike në mes të Tiranës dhe ndërton kulla për vete dhe do strehojë aty agjencinë e Gonxhes, hajdutit më të madh.
Po si mund të të mbrojnë ty, kur nga mëngjesi gjer në darkë nuk mendon asgjë tjetër, vetëm se si të vjedhë, si të pasurohet duke vjedhur?
Edi Rama, ndërtove stadiumin dhe sipas shumë e shumë të tjerëve, kullën e xhelatit Kristaq Rama hotel.
Po ndërton stadiumin tjetër, do bësh kullë tjetër, i pangopur je, ti je monstër njerëzore.
Pastaj u thua pse nuk më mbroni.
Po kush të mbron ty, ti je i pambrojtshëm.
Kush të mbron ty që ndërton rrugë me çmime dhjetë herë më të larta me Lubi Ballukun.
Kush të mbron ty që tallesh në mënyrën më cinike me pensionistët.
A e morët vesh sa ishte rritja e pensioneve pas 11 viteve? Tmerr, rritja e pensioneve ishte gjithsej 700 lekë.
O i pashpirt, po ti sikur këto troje që po i merr për veten tënde me oligarkët tu, t’i shisje dhe t’ua jepje pensionistëve, ua rrisje me të paktën me 30 përqind pensionet.
Po ku ngopesh ti mo? Ti nuk ngopesh kurrë.

Të fundit