Flash News

Ditari i Opozitës

Projekti i Portit të Durrësit, PD depoziton në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër ‘aferës’

Projekti i Portit të Durrësit, PD depoziton në Gjykatën

PD depoziton në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër të ashtëquajturës aferë me Portin e Durrësit. Nënkryetari Oerd Bylykbashi kërkoi që gjykata të qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.

“Siç e kishim premtuar Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.

Një aferë e gatuar në fshehtësi jo thjesht me mungesën e transparencës, por e bërë pikërisht kështu sepse një grabitje e tillë e  pasurisë publike, për interesa private, marrja e pronës qytetarëve jo thjesht të Durrësir ,por e gjithë republikës së Shqipërisë, porti strategjik i Durrësit dhe dhënia për interesa përfitimi individësh privat, nën petkun e investitorëve strategjikë, porn ë fakt me kompani offshore që pas tyre qëndrojnë interesat e pushtetarëve”, tha Bylykbashi për mediat.

Ky i fundit nënvizoi se Porti i Durrësit ka qenë atje si themel për një qytet 3 mijë vjeçar dhe nuk mund t’i merret qytetarëve.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit