Flash News

Ditari i Opozitës

Projekti i qeverisë për shembjen e banesave 50-vjeçare, Bylykbashi: Arroganca e pushtetit ka arritur kulmin

Projekti i qeverisë për shembjen e banesave 50-vjeçare,

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar projektin e qeverisë për shembjen e banesave mbi 50-vjeçare, si një veprim brutal anti-kushtetues.

Duke folur në një interviste për Panorama TV, Bylykbashi ku tha se një gjë e tillë ka ndodhur vetëm në kohën e komunizmit, në vitet 80’ ku shteti pasi i asaj kohe i përzuri edhe banorët pa asnjë dëmshpërblim.

“Të gjithë të tjerët kanë kohën të na bashkohen në 14 maj. Dëgjoni qytetarët shqiptarë kanë të drejtën të festojnë, por në shumicën e ditëve të vitit qytetarët shqiptarë vuajnë.

Janë 700 milion euro që menaxhohen çdo vit dhe ku shkojnë? Futen në xhep. Ajo që do të ndodhë këto dy ditë ka më shumë rëndësi. Do të jenë përpjekjet e PS-së për të penguar PD-në për të hyrë në zgjedhje dhe përpjekjet tona për të gjetur mekanizmin për të hyrë në zgjedhje.

Përpjekja anti-kushtetuese e Ramës që të godasë opozitën është e madhe. Rama kërkon që përmes kontrollit mbi pushtetin gjyqësor dhe pushtetet e tjera, kërkon të vjedhë qytetarët pa asnjë lloj problemi.

Arroganca e pushtetit ka arritur kulmin. Në vitet 80 shumë prej banesave u prishën përmes një komisioni, me arsyetimin e rrezikut për shembje, dhe nuk u mor asnjë shpërblim për këtë punë. Shteti nuk mund të dëmtojë të drejtat pronësore të shtetasve, për çfarëdolloj arsye. Ta bësh këtë masivisht është një veprim brutal anti-kushtetues. Kjo po ndodh në Turqi, janë vlerësuar banesa në rrezik shembje, por është qytetari që vendos nëse do t’i shembet banesa dhe jo shteti.

Çdo gjë që është e nevojshme për të ndërgjegjësuar elektoratin, është e nevojshme, e vlefshme dhe e ligjshme”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit