Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit, Varhelyi i përgjigjet letrës së opozitës: Të pajtohet me parimet e transparencës, po ndjekim zhvillimet

Porti i Durrësit, Varhelyi i përgjigjet letrës së

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi i është përgjigjur letrës drejtuar nga deputetët e opozitës, lidhur me projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Në letrën drejtuar deputetëve të opozitës, komisioneri Varhelyi shkruan se KE i ka kushtuar një vëmendje të veçantë projektit për Portin e Durrësit, teksa thekson nevojën për të zbatuar marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndër të tjera, Varhelyi thotë se Komisioni Evropian është në konsulta të vazhdueshme me qeverinë shqiptare.

“Komisioni Evropian i kushton maksimumin për pajtueshmërinë me SAA. Në respekt, në komunikimin me autoritetet shqiptare, Komisioni ka theksuar nevojën për të siguruar mbi marrëveshjen e arritur në vitin 2020, midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Të gjitha instrumentat e ligjshëm dhe financiarë të përdorura në prokurimet publike dhe koncesionet, përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të arritura me shtetet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të pajtohet me parimet e transparencës, konkurrencës, traktimit të barabartë dhe jo diskriminimit.

Komisioni është në konsulta të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë në mbi prioritetet e Shqipërisë në investime. Kjo përfshin Portin e Durrësit ku ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet”, thuhet në letrën e Varhelyi.

Sa i përket grantit të anuluar për Portin e Durrësit, Varhelyi thotë se janë në bisedime me qeverinë për të parë mundësinë nëse shuma e rikthyer mund të përdoret për një tjetër projekt.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit