Flash News

Ditari i Opozitës

Projekti për Portin e Durrësit, Shehu: Bie ndesh me parimet e NATO-s, qeveria po vazhdon lojën

Projekti për Portin e Durrësit, Shehu: Bie ndesh me parimet e NATO-s,

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me projektin për ndërtimin e portit të Durrësit.

Në një lidhje direkte me Nees 24, Shehu u shpreh se projekti në fjalë bie ndesh me parimet strategjike strategjike të NATO-s dhe se qeveria po vazhdon lojën e saj. Shehu tha se protestat dhe mobilizimi i njerëzve mund t’i japë zgjidhje mbrojtjes të së drejtës.

“Afera të tilla shkatërrojnë, gërryejnë stabilitetin e këtij vendi. Siç është Afera e portit të Durrësit, që bie ndesh me parimet strategjike, si anëtare e NATO-s. Qeveria fatkeqësisht vazhdon këtë lojë të saj. Nuk merret askush me dënimin ligjor, dhe me dënimin e këtyre aferave. Opozita është ringjallur nga një heshtje, ka marrë pozicionin e saj. Ndaj ngelet vetëm mobilizimi i njerëzve, siç është lëvizja e tyre. Protestat e tyre, vënia në lëvizje e tyre për të krijuar atë përmbytje që ka nevojë vendi. Problemet kanë marrë përmasa të tilla, mbrojtja e qytetarëve e të drejtës, është pothuajse zero”, tha Shehu.

I pyetur se kur do të rinisin protestat e opozitës, Shehu tha se epoka e tyre tashmë ka nisur dhe se PD e PL kanë si qëllim të shpëtojnë Shqipërinë nga regjimi i Ramës.

“Epoka e tyre ka nisur. Të jeni të bindur se do vazhdojnë me mobilizime të mëdha të opinionit publik. Ky është një regjim që nuk përmbyset me votë, por me protesta. Kjo është me rëndësi dhe kemi një sinkron mes forcave opozitare dhe PD dhe Partisë Së Lirisë dhe forcave të tjera, që kanë një qëllim, të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim. Për ringjalljen e shpresës, që të ndalojë kjo zbrazje e vendit. Është katastrofë për këtë vend që rrezikon mosekzistencën e vetë, për shkak të largimit”, shtoi Shehu.

 

Të fundit