Flash News

Ditari i Opozitës

Projektligji për birësimin, Berisha nga Kamza: I hap rrugë trafikimit të fëmijëve

Projektligji për birësimin, Berisha nga Kamza: I hap rrugë

ish kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar propozimin e qeverisë për ndryshimin e Kodit të Familjes, sipas të të cilit mund të birësojnë jo vetëm të martuarit, por edhe ata që bashkëjetojnë apo një person i vetëm.

Nga ‘Foltorja’ e Kamzës, Berisha tha se ky projektligj i hap rrugë trafikimit të fëmijëve.

"Ne i besojmë familjes si themelimin e të gjitha themeleve të shoqërisë. Edvin Kristaq Rama futi në shkollë platformën e numërimit të prindërve sikur të ishte matrikullin vetëm e vetëm për të shuar shenjtërinë e familjes tonë.

Dhe tani ka çuar në parlament ligjin për t'i hapur rrugën trafikimit të fëmijëve, nëpërmjet adaptimit.

Nuk kam asgjë kundër adaptimeve, mbështes dhe nderoj ata prindër që adaptojnë fëmijë, por t'i besosh fëmijën atij që është krejt i vetëm në kushtet kur je shtet narkotrafiqesh e bën atë vetëm për t'i bërë ato objekt trafikimi.

Sot fëmijët shqiptarë janë fëmijët me të dëmtuar dhe më  mjeruar të Europës, save dhe children ka publikuar studimin e fundit se fëmijët në Shqipëri janë dy herë më të kërcënuar se fëmijët në Kosovë. Ku tregon se fëmijët e Shqipërisë zënë vendin e parë në rrugët e Europës si fëmijë të trafikuar. Ky do të miratojë ligjin, de facto të trafikimit të fëmijëve", tha Berisha.

Të fundit