Flash News

Ditari i Opozitës

Projektligji për Gardën, Balliu akuzon qeverinë: Ligj i dedikuar për shoferin e kryeministrit

Projektligji për Gardën, Balliu akuzon qeverinë: Ligj i dedikuar

Deputeti i PD Klevis Balliu, ka lëshuar akuza të forta për projektligjin propozuar për Gardën e Republikës.

Nga Kuvendi, Balliu tha se ligji po hartohet për interesin e një individi të vetëm, të afërt me kryeministrin.

Sipas deputetit, ndryshimet ligjore nuk i shërbejnë interesit të Gardës apo punonjësve të saj, por janë një kostum që po i përgatitet shoferit të Ramës.

Në fjalën e tij, Balliu u shpreh se roli i Parlamentit është të miratojë ligje në interes të qytetarëve, kombit dhe shtetit, dhe jo për të akomoduar interesat personale.

“Përsa i përket ndryshimeve ne patjetër për çështjen e projektligjit që është sjellur për gardën, që më së shumti është një kostum që po i përgatitet një njeriu që ka qejf kryeministri të bëjë shef të gardës, pa sjellur ndonjë projektligj për interes të gardës dhe të punonjësve të gardës. Një projektligj që s’duhet të shkeli fare në këtë sallë, se s’mund të merret parlamenti për të bërë projektligje për një individ, për një person.

Nuk ka asnjë njeri, as në gardë dhe as në parlament që nuk e di që po bëhet për një individ të caktuar dhe prandaj hiqen kriteret që t'i përshtatet mundësia aktorit kryesor, Simonit, të shoferit të kryeministrit. Pra, ne pa diskutim jemi plotësisht dakord që ky projektligj mos të shkeli fare këtu, se nuk është projektligj për gardën. Ai është një projektligj për interesat e një individi, dhe parlamenti nuk mund të bëjë ligje për një individ. Parlamenti duhet të bëjë ligje për interesin qytetar, për interesin kombëtar, për interesin shtetëror, dhe jo ligje për interesin e një personi”, deklaroi Balliu nga Kuvendi.

Të fundit