Flash News

Ditari i Opozitës

Projektligji për kompetencat e Presidentit, reagon PD: Antikushtetues, dëshmon panikun e humbjes së karriges

Projektligji për kompetencat e Presidentit, reagon PD: Antikushtetues,

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me draftin e mazhorancës për ligjin e ri mbi të cilin do të funksionojë institucioni i Presidentit të Republikës.

Sipas partisë më të madhe opozitare, kjo nismë është është përpëlitja e fundit e një kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm.

PD thotë se ky akt është antikushtetues, i cili dëshmon se ku është vëmëndja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shqiptarët po përballen me më një krizë të rëndë shëndetësore, sociale dhe ekonomike.

Deklarata e plotë:

Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm.

Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën.

Akti antikushtetues dëshmon sa larg realitetit është Edi Rama. Në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, që po përballen me një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, Edi Rama merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet.

Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime. Për vetë pushtet dhe pasurim të paligjshëm.

Në 25 Prill, shqiptarët do ta rezfuzojnë masivisht Kryeministrin e dështuar.

 

Të fundit