Flash News

Ditari i Opozitës

"Prokurorët nuk më lejuan konferencë online", Malltezi: Rama ka ndryshuar 10 zona nga sportive në banimi

"Prokurorët nuk më lejuan konferencë online", Malltezi:

Drejtuesi i Departamentit te Mjedisit,Pyjeve dhe Turizmit në  Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, në një postim në facebook është shprehur ka prokurorët politikë nuk i kanë lejuar mbajtjen e një konferencë për shtyp nëpërmjet Skype

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi thekson se çështja ‘Partizani’ është një çështje e stisur politike dhe nuk ka fare çështje penale.

Malltezi ka publikuar një dokument në të cilin dallohet se si Edi Rama si kryebashkiak i Tiranës, ka vendosur të ndryshojë 10 zona sportive në zona banimi, vetëm brenda vitit 2006.

Postimi i plotë:

Deshira per konference shtypi ne skype duket se nuk eshte e mundur tani. Prokuroret politike kane frike nga pyetjet dhe pergjigjet. Gjithsesi, materialin shterues me sqarimet (i) pse kjo ishte ceshtje e stisur politike dhe nuk ka fare ceshtje penale, (ii) genjshtrat me planin e perhapjes, (iii) nderrimin e destinacionit nga Edi Rama, (iv) rrezimin e insinuatave palidhje me Berishen, (v) si do ishte nese do kishim perdorur pushtetin sic e perdor Edi Rama per VKM dhe ligje me emra personale si per carlo bolinon, prokurorin hajdari, etj., (vi) prona tek i zoti ndersa privatizimi si gjobevenie ndaj pronareve fisnike, (vii) fshehjen nga dosja te dokumenteve dhe deri vendime gjykatash nga prokuroret politike, etj. i keni tek postimi qe kam kryer para dy ditesh.

shihni kete vendimin nga edi rama. paska ndryshuar 10 zona nga sportive ne banimi brenda vitit 2006! Qenkan pikat h, i dhe j nga nderrimet e destinacioneve! Kemi dhjetera argumente qe cmontojne lojrat politike te prokuroreve qe i kane detyruar te sherbejne.

"Prokurorët nuk më lejuan konferencë online", Malltezi:

 

 

Të fundit