Flash News

Ditari i Opozitës

Prokuroria rrëzoi kërkesën për hetim të Autoritetetit të Dosjeve, Vasili: 6 shkeljet e bëra

Prokuroria rrëzoi kërkesën për hetim të Autoritetetit

Partia e Lirisë ka reaguar pasi Prokuroria vendosi të mos fillojë hetimin për kallëzimin e Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve. Deputeti Petrit Vasili e konsideron këtë vendim nuk, ndërsa shton shkeljet, që sipas tij, ka kryer organi i akuzës.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha shkeljet janë bërë si në procedurë është edhe në përmbajtje. Sipas tij, Autoriteti i Dosjeve ka mashtruar dhe shpërdoruar detyrën.

Vasili bëri me dije se vendimi do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe ankimi do të depozitohet sot.

Kujtojmë që përplasja Meta-Autoriteti i Dosjeve nisi pasi ky i fundit dërgoi në Kuvend një shkresë, ku thuhej se politikani I.M.,(referuar Ilir Metës) ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit.

Shkeljet që renditi Vasili janë:

1.Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese, por ka dëgjuar vetëm palën e akuzuar anëtarët e autoritetit të dosjeve dhe vetëm mbështetur në dëshmitë e tyre ka vendosur mosfillimin.

2.Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal as nuk ka marrë dokumentet, të cilat provonin shumë qartë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe manipulimin e Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

3.Është fakt publik, që vetë drejtuesja e Autoritetit zonja Genta Sula ka pohuar publikisht me gojën e saj në intervistën në daten 9 shtator 2022 në TV Kombëtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se "dy anëtarët e Autoritetit kanë bërë verifikime", ndërkohë po vetë drejtuesja e Autoritetit Genta Sula në dëshminë e saj në prokurori ka dëshmuar të kundërtën duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim dhe hetim për zotin Meta. Pra dëshmi të qarta shumë kontradiktore, që kërkonin detyrimisht hetim tët helluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer këtë.

4.Është një shkelje shumë e rëndë penale fakti I provuar totalisht që pa bërë hetim dhe verifikim për identitetin e z.Meta, Autoriteti I Dosjeve ka dërguar informacion zyrtar duke përcaktuar emrin e z.Ilir Meta të lidhur me dosjet e sigurimit, pa pasur asnjë lloj dokumenti, që provonte gjeneralitetet e z. Meta.

5.Është fakt I provuar botërisht, që megjithëse ligji nuk e lejonte është bëri verifikim lidhur me z.Ilir Meta dhe konkluzionet i janë përcjellë nga Autoriteti I Dosjeve, me informacion shkresor, Kuvendit të Shqipërisë me shkresën me Nr.1275/1 në datën 26 korrik 2022.

6.Është fakt, që edhe sot e kësaj dite, në shkelje e dhunim flagrant të ligjit, përfaqësuesit ligjor të z.Meta, avokatit Genc Gjokutaj nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet nga Autoriteti I Dosjeve megjithëse I është kërkuar me shkresë zyrtare që në datë 14 shtator 2022 dhe me shkresë rikujtesë në 25 shtator 2022 dhe po ashtu nuk i janë dhënë dokumentet as nga Kuvendi I Shqipërisë, tëcilit i është drejtuar me kërkesë zyrtare, që në datë 25 shtator 2022.

Të fundit