Flash News

Ditari i Opozitës

"Pronarët paguajnë nën dorë", PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’; policia nuk ndërhyn

"Pronarët paguajnë nën dorë", PD: Banorët

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar një objekt te ndërtuar pa leje në rrugën ‘Dervish Luzha’, pranë mbikalimit që të nxjerr në rrugën ‘5 Maji’, duke ngritur alarmin për neglizhencën e autoriteteve dhe dyshimet për korrupsion të zyrtarëve publikë.
Pamjet e siguruara nga banorët e zonës tregojnë qartë ndërtimin e paligjshëm, ndërsa sipas tyre, pavarësisht njoftimeve të përsëritura ndaj Policisë së Shtetit dhe institucioneve inspektuese, nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e aktivitetit. 
Përballë kësaj situate, Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë dhe organeve ligjzbatuese që të ndërhyjnë menjëherë, duke garantuar zbatimin e ligjit pa përjashtime dhe ndalimin e abuzimeve që cenojnë rendin dhe besimin publik.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike ka marrë një tjetër denoncim nga qytetarë për ndërtim pa leje në Tiranë. Sipas informacioneve të tyre, objekti ndodhet në rrugën ‘Dervish Luzha’, pranë mbikalimit që të nxjerr në rrugën ‘5 Maji’.

Këto pamje të siguruara nga banorët tregojnë qartë ndërtimin e paligjshëm.

Ata shprehen se kanë njoftuar disa herë Policinë e Shtetit, por nuk ka pasur asnjë reagim.

E njëjta situatë përsëritet edhe me strukturat kryesore inspektuese në nivel kombëtar për evidentimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilave u është bërë me dije shkelja, por pa asnjë ndërhyrje nga ana e tyre.

Sipas qytetarëve, zyrtarë të shtetit marrin pagesa të përsëritura nga pronarët e biznesit që ushtron aktivitet në këtë objekt, dhe në këmbim, shkelja e ligjit injorohet.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të verifikojnë situatën dhe veprojnë menjëherë, në mënyrë që të ndalohen abuzimet dhe ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, pa mbrojtje për shkelësit.

"Pronarët paguajnë nën dorë", PD: Banorët

Të fundit