Flash News

Ditari i Opozitës

“Propaganda nuk çon askund”, Hysaj nxjerr “zbuluar” kandidaten e Ramës: Gomarin ta shesin për kalë

“Propaganda nuk çon askund”, Hysaj nxjerr

Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun e Sali Berishës, Jola Hysaj ka publikuar disa foto nga situata markatën e Durrësit, duke nxjerrë kështu ‘zbuluar’ kandidaten socialiste për këtë Bashki, Emirjana Sakon.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Hysaj thekson se imazhet e nxjerra nga Sako janë pjesë e propagandës dhe se nuk paraqesin realitetin, kjo pasi shumë prej tregtarëve kanë braktisur tregun.

POSTIMI NË FACEBOOK:

Kur mashtrimi kap kulmin... e gomarin ta shesin për kalë...
Rastësisht pashë që pastruesja e D'ramës paska bërë xhiro tek markata në Durrës.
Bukur shumë, po të nxjerrë dhe ca imazhe të realitetit e jo të propagandës.
Gati 1/2 e tregtarëve të fruta-perimeve I kanë lënë stendat e tyre se nuk përballonin dot taksat progresive të bashkisë së Durrësit.
Një pjesë janë larguar totalisht jashtë shtetit.
Një pjesë e produkteve nuk kanë forcë blerje se çmimet janë në stratosferë, si pasojë produktet shkojnë dëm.
Ndaj I them pastruese së D'ramës, propaganda nuk çon asgjëkund.

 

Të fundit