Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
"Propaganda vs realiteti!", Teliti: Në kulm të sezonit, turistët numërohen me gishta
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti nxjerr pamjet e plazheve të boshatisura, duke theksuar se turistët numërohen me gishtat e dorës.
Në rrjete sociale, Teliti shkruan se turizmi nuk rritet me propagandë videosh 4K, por me investime, masa konkrete.
Postimi:
Ku turizmi? Propaganda vs Realiteti!
Propaganda: numri i turistëve më i lartë se vitin e kaluar.
Realiteti: shikoni pamjet miq nga plazhi i Zvernecit(pamje që i ndesh edhe në zona të tjera në jug të vendit).
Në kulm të sezonit, në orar mesdite, turistët numërohen me gishtat e dorës.
Operatorët turistikë, marketet dhe sidomos restorantet ankohen për rënien e ndjeshme të konsumit, rënie që në varësi të zonave të ndryshme në jug të vendit, varion nga -10% deri ne -40% krahasuar me vjet.
Propaganda: kemi tre muaj të verës plot e përplot me turistë.
Realiteti: turizmi vendas në dorë vetëm të dy ditëve të fundjavës, ditët e tjera të ngjashme me këto pamje.
Një qeveri e përgjegjshme duhet të ketë vizion, të japë mbështetje, të kryejë investime publike të nevojshme, të ngrejë shkolla profesionale për sektorin, të aplikojë një sistem taksimi të njëjtë për të gjithë operatorët e tregut, e jo të bëjë vetëm video me drona 4K duke u krenuar thjesht me “dhuratën e mrekullive të natyrës”.
Një arsye më shumë për të sjellë ndryshimin, për të kthyer sa më shpejt vëmendjen te avantazhet konkurruese të Shqipërisë!