Flash News

Ditari i Opozitës

"Propagandë e vjetër", Xhixho: Pajisja me libra të rinj falas e nxënësve, një gënjeshtër e madhe

"Propagandë e vjetër", Xhixho: Pajisja me libra të rinj

Erisa Xhixho, nënkryetarja e Partisë së Lirise ka hedhur akuza se shpërndarja e librave falas për nxënësit mbetet një mashtrim.

Në rrjetet sociale, ajo shkruan se vetëm klasat I-III përfitojnë tekste të reja, ndërsa të tjerët detyrohen t’i blejnë vetë.

Postimi

Propagandë e vjetër dhe aq e konsumuar sa librat që u jepen nxënësve falas.

Tekstet e papërdorshme që qeveria i jep falas zënë vend vetëm në postimet e kryeministrit.

Asgjë nuk ka ndryshuar nga një vit më parë, përveç faktit që në shkolla ka më pak nxënës.

Pajisja me tekste të reja falas e 236 000 nxënësve është një gënjeshtër e madhe.

Tekste të reja falas kanë vetëm klasat I-III, ndërkohë që nga klasa e IV-IX, tekstet që u jepen falas janë të papërdorshme.

Edhe këtë vit, prindërit janë të detyruar t’i blejnë librat e shkollës për fëmijët e tyre, sepse kjo qeveri nuk e ka pasur prioritet arsimin dhe as ka ndërmend ta ketë.

Të fundit