Flash News

Ditari i Opozitës

Propozimi i Ballës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Berisha: Përdorimi i tyre si mburojë politike, akt i shëmtuar

Propozimi i Ballës për dënimin e ish-krerëve të

Kreu i PD, Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët në oborrin e Kuvendit, komentoi propozimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla lidhur me propozimin për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

I pyetur nëse do t’i bashkohej kësaj deklarate, Berisha e cilësoi nismën si një përpjekje për të shmangur, sipas tij, çështje të tjera që lidhen me mandatet dhe akuzat për korrupsion.

Ai u shpreh kritik ndaj mazhorancës, pasi sipas tij iniciativa po përdoret për qëllime politike dhe për të devijuar vëmendjen nga debatet e brendshme në Kuvend.

Sali Berisha: Përdorimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve politik të Kosovës, nga një kriminel ordiner si mburojë, është një akt i shëmtuar.
Unë kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me atë proces, por edhe njëherë kjo tregon se, sa të ulët janë këta dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre.
Nëse do të ishte serioze kjo, nuk ngrihej kjo atëherë kur deputetët e opozitës kërkonin mandatin e Lubi Ballukut.
Kjo u ngrit vetëm e vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve.

Të fundit