Flash News

Ditari i Opozitës

Propozimi i Dash Shehit: Të rritim pagat 25-30% që rinia të mos marrë rrugët e emigracionit

Propozimi i Dash Shehit: Të rritim pagat 25-30% që rinia të mos

Deputeti opozitar Dashamir Shehi propozoi në Kuvend rritjen e pagave në nivelin 25-30%.

Shehi tha se një rritje e tillë do të shërbejë edhe si një stimul që të rinjtë të mos marrin rrugët e emigracionit. Shehi tha se kjo mund të arrihet nëse hiqet dorë nga shpenzimet e tjera.

“Ky vend ka nevojë të ngrihen pagat në mënyrë pasive 25-30%. Deri tani 10% e ka marrë rritja e inflacionit. Duhet të ngrihen si piramidë pagat, jo të shkëputen sektorët. Të marrim kurajon në Parlament dhe ti rrisim për këtë vit dhe vitin tjetër. Duhet ti ngremë në bllok pagat. Duhet ti japim stimul administratës publike. Ti japim stimul edhe rinisë që të mos marrë rrugët e emigracionit. Kjo mund të bëhet po të kemi kurajon dhe të heqim dorë nga shpenzime të tjera. Ngremë rrogat, duke rritur rrogat kemi shans të rrisim edhe pensionet. Kjo është një politikë e guximshme nëse duam të shohim më larg sesa zgjedhjet”, tha Shehi.

 

Të fundit