Flash News

Ditari i Opozitës

Propozimi i Kadillit: Kryetari të zgjidhet vetëm për një mandat 4 vjecar, ose fiton, ose shkon në shtëpi

Propozimi i Kadillit: Kryetari të zgjidhet vetëm për një
Fatbardh Kadilli

Ndërsa na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet në PD, kandidati Fatbardh Kadilli ka propozuar që kryetari të zgjdhet vetëm nëj mandat katër vjeçar. Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në Facebook, ai thotë që kryetari fiton dhe bëhet kryeministër ose largohet në shtëpi.

Ky është programi ose manifesti politik, siç e quan Kadilli, që ai iu propozon demokratëve. Kadilli thotë se duhet t'i jepet fund "kryetarit-pronar", duke theksuar se PD nuk mund të jetë peng i askujt, por strehë e gjithkujt.

"Propozimi im është që Kryetari të zgjidhet vetëm për një mandat 4 vjecar dhe vetëm me një mision: Të fitojë zgjedhjet politike, me PD forcë e parë. Kryetari ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi. Kryetari që humb zgjedhjet nuk mund të rikandidojë më", thotë ndër të tjera Kadilli.

Të fundit