Flash News

Ditari i Opozitës

Propozimi i PD për Vetingun e politikanëve, Dashamir Shehi: Dikush duhet të bëhet shembull

Propozimi i PD për Vetingun e politikanëve, Dashamir Shehi: Dikush

Deputeti Dashamir Shehi ka mbështetur propozimin e PD për vettingun në politikë.

I ftuar në emisionin “FrontLine”, në “News 24”, Shehi thotë se Kuvendi do të pastrohet nga disa figura që kanë abuzuar me pushtetin dhe si shembull thotë ai, duhet që t’u sekuestrohen pasuritë.

Sipas tij, njerëz që kanë hyrë në politikë pa asnjë pronë dhe kanë sot miliona, ndaj shton se dikush duhet të bëhet shembull.

“Jam dakord të ketë një veting për politikanët me këtë lloj korrupsioni galopant, njerëz që kanë hyrë në politikë pa asnjë pronë dhe sot kanë miliona. Jam dëshmitar prej 30 vitesh.

Unë jam me të dyja duart që të kemi mundësi të pastrojmë një pjesë të politikanëve, por nëse dikush dënohet, bëhet shembull. Unë do të doja të shikonim se çfarë kanë menduar dhe të gjithë të mbërrinim në atë formulë që do të ishte më e mira, nivelit të propagandës, të korruptuar ka sat ë duash.

Të dënohet dikushi, t’i sekuestroheshin pasuritë. Them që shpesh herë e bërë me shpejtësi dhe pa u diskutuar… Mua s’më pëlqen ideja që do e bëj SPAK-u. SPAK-un po e ngarkojmë me detyra që janë të natyrës administrative”, tha Shehi.

Të fundit