Flash News

Ditari i Opozitës

Propozimi për anëtarësim pa të drejtë vetoje, Bardhi: Dosja “Balluku”, ekspozon si punon shteti i tij

Propozimi për anëtarësim pa të drejtë vetoje, Bardhi:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, reagoi ndaj paraqitjes së kryeministrit Rama  në një aktivitet me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Bardhi u shpreh se “sot pamë zëdhënësin e Ballukut krah ambasadorit të BE-së”, duke ironizuar praninë e përfaqësuesit të qeverisë në krah të ambasadorit.

Sipas tij, kryeministri Rama “tentoi ta trajtonte edhe traktatin e funksionimit të Bashkimit Europian si Tunelin e Llogarasë”, duke menduar se mund të ndryshonte rregullat e BE-së njësoj si kriteret e tenderit për atë tunel.

Ai shtoi se nuk di “si është ndjerë ambasadori Gonzato krah një kryeministri që ka numrin 2 të qeverisë të pandehur nga SPAK për tendera publikë me vlera miliona euro”.

“Pamë sot zëdhënësin e Ballukut krah ambasadorit të BE. Shqiptarët e ndoqën që Rama tentoi të trajtonte dhe traktatin e funksionimit të BE si Tunelin e Llogarasë duke menduar se mund të ndryshonte rregullat e BE si me kriteret e tenderit për Tunelin e Llogarasë.

Nuk e di si u ndje Gonzato krah njeriut i vemi kryeministër që ka numrin 2 të qeverisë të pandehur nga SPAK me tendera publik me vlerë miliona euro.

Siç e keni parë në 31 tetor Shqipëria ka zyrtarisht numrin 2 të qeverisë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Propaganda qeveritare për progres në rrugën e vendit drejt Europës, rrëzohet nga ajo që po ndodh me Ballukun.”

Të fundit