Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta/ Albana Vokshi: Qeveria Rama, lukuni e babëzitur që s’pyet për shqiptarët. Ka vetëm një mënyrë për t’i ndalur

Protesta/ Albana Vokshi: Qeveria Rama, lukuni e babëzitur që

Albana Vokshi: Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, për demokracinë, e keqe për Ramën dhe qeverinë e tij. Është dita që të gjithë ti themi Ramës nuk na gënjen dot, nuk na blen dot, nuk na tremb dot, largohu. Sot nisim një rrugë me një drejtim, nuk ka kthim pas derisa ta largojmë kryeministrin më të korruptuar në tre dekada demokraci.

Qeveria Rama është lukuni e babëzitur që nuk pyet për shqiptarët që jetojnë në minimumin jetik. Ua hoqi 3 mijë lekëshin e pensionit nuk e marrin më në qershor. Nuk pyesin për të rinjtë që ikin, të papunët. Këta nuk do të ndalen se grabituri paratë, pronat tona, pasuritë natyrore. Ky është regjim kundër cdo njeriu që kërkojnë të jetojë me dinjitet në vendin e tij. ka vetëm një mënyre për ta ndalur, të ngremë zërin cdo ditë kundër keqqeverisjes, vetëm protesta. është gjuha e vetme që njeh Rama. Do ngremë zërin në shesh e parlament.

Sot jemi edhe për të bërë një premtim, që nuk do të gëzojnë asnjë pasuri të vjedhur, asnjë qindarkë. Duhet të dalin para drejtësisë, Nuk ka krim pa ndëshkim. Ka vetëm një mënyrë për ti ndalur, duke reaguar. Le të jetë 7 korriku dita e fillimit të bashkimit të shqiptarëve që duan vendin , kundër Ramës dhe bandës së tij hajdute.

 

Të fundit