Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta/ Berisha: I uroj shërim të shpejtë protestuesit, të cilin një narkokomisar donte ta digjte të gjallë

 Protesta/ Berisha: I uroj shërim të shpejtë protestuesit, të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ përshëndeti dhe falënderoi guximtarët që u përballën me atë që ai e quajti “terrori policor” i qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur veçanërisht ata që morën pjesë në protestat e 7 tetorit. Ai shprehu solidaritetin me z.Emiri, i cili ishte sulmuar nga një polic që kishte tentuar ta digjte të gjallë.

Berisha: Një përshëndetje ju bëj guximtarëve të 7 tetorit që përballen me terrorin policor me urdhër të Edi Ramës, por qëndrojnë si heronj të vërtetë të papërkulur për idealet që mbrojnë.
Shërim të shpejtë zotit Emiri, të cilit një narkokomisar donte, nga urrejtja e hajdutit, e kriminelit, e trafikantit, ta digjte të gjallë.
Të dashur miq, sot koha na fton më shumë se kurrë të 10-fishojmë përpjekjet tona për të transformuar Shqipërinë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim në vendin e mosbindjes civile.
Në vendin e njerëzve guximtarë, të përgjegjshëm për misionin e tyre, të cilët me guxim, në revoltë, përmbysin në një hark kohor 32-vjeçar diktaturën e dytë në Shqipëri.
Diktaturën e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Ky regjim është sot regjimi më i shëmtuar në Europë.
Një nga regjimet më kriminale në botë.
Ky është regjimi i organizatave kriminale në qeveri, të udhëhequra nga Edi Rama.
E organizatave kriminale në institucione, të udhëhequra nga Edi Rama.

Të fundit