Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta/ Berisha: Në këtë betejë qendrojmë të gatshëm për çdo sakrificë

Protesta/ Berisha: Në këtë betejë qendrojmë të

Kreu i PD, Sali Berisha në përmbyllje të fjalës së tij gjate tubimit qytetar përmendi edhe ish- deputetin e PS, Lefter Kokën, i cili sipas tij ka zbuluar fytyrën e vërtetë të korrupsionit shtetëror të drejtuar nga Rama.

Ai e krahasoi situatën në Shqipëri me vendet që kanë vuajtur nga manipulimet zgjedhore, duke theksuar se në Shqipëri nuk do të tolerohet më një situatë e tillë.

Sipas Berishës, beteja e opozitës për qeverinë teknike dhe votën e lirë është një zotim për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve shqiptarë.

Berisha: Armiqtë e Shqipërisë janë qeveritarët me Ramën në krye. Ne qendrojmë të gatshëm për çdo sakrificë për të rikthyer votën e lirë

Lefter Koka ia hoqi maskën. I tregoi shqiptarëve se kush është peshku i madh i qelbur i Shqipërisë.
Natyrisht, nuk mund të kishim dyshim.

Peshku i madh i qelbur i Shqipërisë është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama.

Ndaj dhe, le t’i tregojmë ne çdo shqiptari. T’i tregojmë ne çdo qytetari të lirë të Europës se, shqiptarët janë më të vendosur t’u japin ndëshkimin e merituar baronëve të drogës me Edi Ramën në krye në Tiranë.

T’u japin ndëshkimin e merituar atyre që punët publike i bëjnë për të vjedhur 90% të fondeve. Atyre që pasuritë publike i kanë shndërruar në një mallkim për qytetarët, njëlloj sikur të ishin regjimi pushtues më i egër i historisë.

Në mosbindjen tonë civile, ne u përcjellim shqiptarëve kudo që janë, por edhe miqve të Shqipërisë në të katërta anët e Europës se, të zotët e vërtetë të Shqipërisë janë qytetarët e saj!

Se armiqtë e saj, janë qeveritarët me Edi Ramën në krye, dhe se në këtë betejë ne qendrojmë të gatshëm për çdo sakrificë për të rikthyer votën e lirë.

Qendrojmë të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve të cilat pa votën elirë nuk ekzistojnë.

Miq, autokratët, diktatorët, votat nuk i vjedhin ditën e votimit. Votat i ekzekutojnë para se të shkojnë në kuti.

Ja ç’ndodhi në Gjeorgji. Ja ç’ndodhi në Venezuelë. Ja ç’ndodhi në Tunizi. Po me Shqipërinë, kurrë më!

Me Shqipërinë vota e lirë, qeveria teknike janë zotimi ynë, janë beteja jonë.

Është radha jonë, është radha jonë!

Fitore, fitore, fitore!

Të fundit