Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta/ Bozdo: Reagimet e Ramës janë qesharake, nuk ka reaguar asnjëherë ashtu

Protesta/ Bozdo: Reagimet e Ramës janë qesharake, nuk ka reaguar

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka kritikuar ashpër reagimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si qesharake dhe tregues të nervozizmit të tij pas protestës së 24 janarit.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Bozdo u shpreh se mënyra se si Rama ka reaguar publikisht tregon se protesta e opozitës ka pasur ndikim të fortë.

Sipas tij, një kryeministër që pretendon se është i qetë politikisht dhe në raporte të mira ndërkombëtare, nuk do të kishte arsye të reagonte në atë formë.

“Kemi dy plane. I pari, të analizojmë ç’po bën Rama dhe sa i qetë është ai. Një njeri që është  mjaft mirë me SHBA-në dhe me një opozitë që s’ka ç’i bën, me rregull është një njeri shumë i qetë. Por Rama ka dy reagime.

I pari, që i kalon reagimet e qesharakes, kur tha se nuk vajti në Davos për përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, sepse zgjodhi të rrinte me vajzën e Trump me lejen e të atit. Kjo është një batutë kafeneje. Nuk mund ta bësh në Parlament. Është gënjeshtër.

Nuk pati një guxim tjetër? Guxim idioti. Nuk është Kryeministri që disa vite më parë tha në CNN: ‘Mos fitoftë Trump se është turp i njerëzimit’. Ka qenë qesharak nga të gjitha drejtimet.

Kur nuk iku në Davos dhe e shiti sikur Shqipëria ishte vend themelues, u kap me vajzën e Trump.

Reagimi i dytë, ishte për protestën e datës 24. Unë nuk kam parë ndonjëherë Edi Ramën që të reagojë në atë lloj forme. Ka reaguar për ngjarje, për persona, por për protesta, asnjëherë”, tha Bozdo.

Të fundit