Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 10 shkurtit, Boçi: Dalim për qytetarët, është reagim ndaj padrejtësisë

Protesta e 10 shkurtit, Boçi: Dalim për qytetarët,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për protestën e paralajmëruar të opozitës më 10 shkurt, duke theksuar se ajo nuk është një manovër politike, por një reagim qytetar ndaj asaj që opozita e cilëson si kapje të shtetit dhe korrupsion të përhapur.

Në një intervistë për A2 CNN, Boçi u shpreh se protesta buron nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve, të cilët sipas tij ndihen të tradhtuar nga qeverisja aktuale.

“Nuk ka skenarë të fshehtë. Është qytetari që gjen formën dhe mënyrën për të shprehur revoltën. Ne si deputetë kemi detyrimin të jemi në rreshtin e parë të kësaj revolte,” deklaroi Boçi.

Sipas tij, protesta synon të mbrojë të vërtetën dhe interesin publik, duke i dhënë zë pakënaqësisë së qytetarëve ndaj korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë.

“Ne dalim për qytetarët, për të vërtetën dhe për besimin tek alternativa. Kjo nuk është shfrytëzim politik i situatës, por një reagim i domosdoshëm ndaj padrejtësisë,” theksoi nënkryetari i PD-së.

Të fundit