Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 11 korrikut/ Berisha: Duhet të marrë fund iluzioni se ka zgjedhje me Edi Ramën

Protesta e 11 korrikut/ Berisha: Duhet të marrë fund iluzioni se ka

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës në marshimin e përditshëm poshtë banesës së tij është shprehur se 11 korriku është protesta për disa të vërteta të hidhura, por të vërteta që presin zgjidhje nga ne dhe jo anashkalim.

Berisha: Të gjitha këto janë një obligim i madh për ne.
Janë një detyrim i madh për çdo demokrate dhe demokrat.
Më 11 korrik, kudo që të jenë, të ndodhet në shesh.
Në protestë, në betejë, në betejë për fitore, në betejë për votën e lirë.
Demokrate e demokratë, 11 korriku është protesta për disa të vërteta të hidhura, por të vërteta që presin zgjidhje nga ne dhe jo anashkalim.
Për secilin prej jush, për çdo qytetar të ndershëm, duhet të marrë fund iluzioni se ka zgjedhje me Edi Ramën.
Duhet të marrë fund mashtrimi se ka zgjedhje me Edi Ramën.
Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Vërtet një grup njerëzish marrin ndonjë mandat. Kurse popullit opozitar i mbetet poshtërimi.
I mbetet mashtrimi, shkelmimi dhe tjetërsimi.
I mbetet rruga e vetme të largohet nga Shqipëria.
Në këtë kontekst, ftoj çdo anëtare dhe anëtar të PD, të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij, në lartësinë e misiont të tij, në lartësinë e detyrimit të tij për të rikthyer votën e shqiptarëve.
Për të rikthyer votën me çdo çmim, për të rikthyer votën me çdo kusht, për të rikthyer në Shqipëri demokracinë, shtetin ligjor, dinjitetin e qytetarëve, shpresën dhe të ardhmen e tyre.

Të fundit