Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 11 korrikut, Berisha porosi strukturave: Tre ditët e ardhshme janë vendimtare për suksesin

Protesta e 11 korrikut, Berisha porosi strukturave: Tre ditët e ardhshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në prag të protestës së 11 korrikut, ka porositur strukturat e partisë të angazhohen që të garantojnë sukses.

Berisha, në mesazhin dërguar Drejtuesve dhe të zgjedhurve të të gjitha niveleve dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, shprehet se 11 korriku duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë kryeqyteti.

Mesazhi i plotë

Pëshëndetje!

Tre ditët e ardhshme janë vendimtare për suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!

O sot o kurrë!

Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!

Sali Berisha

Të fundit