Flash News
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Protesta e 11 korrikut, Berisha: Është dita e shqiptarëve, jemi në betejë
Kreu i PD, Sali Berisha e cilësoi 11 korrikun, ditën kur opozita do të mbajë protestë kombetare, si ditën e shqiptarëve.
Nga tubimi qytetar, Berisha tha se 'asgjë nuk mund të na ndalë ne, asgjë në botë nuk do mund të na ndalë pa realizimin e qëllimeve tona'.
Berisha: E dini ç’po ndodh në Skrapin e partisë?
Ministrat çojnë strajcat me para para se të shkojnë.
Hyjnë dhe dalin serbes, të sigurt se kanë paguar haraçin Zamanëve që nuk kanë ligj dhe as moral. Llum njerëzor që shkelmojnë Kushtetutën dhe çdo parim.
Kriminelë që amnistojnë vjedhjen e votave, duke vrarë shpresën e shqiptarëve për rotacion.
Kriminelë që amnistojnë vjedhjet e shekullit dhe janë bërë mburojë kriminale e shëmtuar e hajdutëve qeveritarë, e narkoshtetit.
Shpresa e vetme jeni ju, është guximi juaj, është aftësia juaj për t’u bashkuar me të gjithë shqiptarët.
Ne jemi në betejë, beteja jonë do triumfojë.
Asgjë nuk mund të na ndalë ne, asgjë në botë nuk do mund të na ndalë pa realizimin e qëllimeve tona.
Edhe njëherë, të premten në ora 11:00 te bashkia për të nxjerrë për zverku jashtë Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë këtë monstër vjedhje që e ka shndërruar bashkinë në pronë personale.
Që pasuron vëlla, bashkëshorte, vjehërr, dajë, teze, stërteze, kë nuk ka.
11-a është dita e shqiptarëve. Dita e shqiptarëve në Shqipëri, diasporë, në mbarë botën, kudo që janë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!