Ditari i Opozitës

Protesta e 11 shkurtit, Salianji: Qëllimi i vetëm rrëzimi i qeverisë, do të ketë reagim të madh qytetar

Protesta e 11 shkurtit, Salianji: Qëllimi i vetëm rrëzimi i

Deputeti i PD Ervin Salianji tha se protesta e paralajmëruar më 11 shkurt nga Sali Berisha mbrëmjen e sotme, ka si synim kryesor largimin e qeverisë.

Duke folur për emisionin “Open” në News24, ai tha se nuk ka një protestë të vetme që mund ta rrëzojë qeverinë, dhe se duhet përdorur çdo formë që sjell dobësimin e qeverisë.

Salianji tha se pritet të ketë një reagim të madh nga qytetarët, për shkak të gjithë situatës aktuale politike në vend.

“Protesta është akumulim i pakënaqësisë popullore. Të ngrihet më shumë vëmendja apo të përdoret si instrument politik për të dobësuar apo rrëzuar regjimin. Protesta e PD kanë pasur rezultat. Kemi rastin e 2017. Sa herë që ka pasur protestë dhe qëndresë qytetarë ka pasur reagim. Më parë kur lajmërohej për protestë, ulej çmimi i naftës nga bordi.

Ka pasur protesta dhe masivitet. Ka pasur pjesëmarrje dhe kur ishte samiti i BE. Jemi në kushte që reagimi i qytetarëve është i domosdoshëm. Largimi i qeverisë është synimi. Nisjen e një rrugëtimi me protesta e rrëzon dhe dobëson qeverisjen. Besoj se do ketë një reagim nga qytetarët”, u shpreh ai.

 

Të fundit