Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Protesta e 15 nëntorit, Këlliçi: Spaku vazhdon betejën politike me opozitën
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ftuar qytetarët të mblidhen në protestë më 15 nëntor përpara Bashkisë së Tiranës.
Ai ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për abuzime të mëdha financiare, duke e quajtur atë “lavatriçen më të madhe të larjes së parave të krimit të organizuar”.
Këlliçi gjithashtu ka ngritur shqetësimin për pagesat që vazhdojnë të bëhen për inceneratorin që nuk funksionon, ndërsa ka kritikuar SPAK për përfshirjen në një betejë politike me opozitën.
“Të premte, datë 15 nëntor, ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë.
Bashkia Tiranë sot është shndërruar në lavatriçen më të madhe të larjes së parave të krimit të organizuar, me dhënien e lejeve të ndërtimit për mbi 10 milionë metër katrorë sipërfaqe.
Ndërkohë vijojmë të paguajmë 80 mijë euro në ditë, për një incenerator që nuk ekziston.
Nga ana tjetër SPAK vijon betejën politike me opozitën!
Afërmendsh që Veliaj paska patur të drejtë kur i konsideroi kolegë prokurorët e SPAK!”, shkruan Këlliçi