Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 29 tetorit, Berisha bën thirrje për mosbindje civile dhe mbështetje nga diaspora

Protesta e 29 tetorit, Berisha bën thirrje për mosbindje civile dhe

Më 29 tetor, opozita pritet të zhvillojë protestën e dytë kombëtare në Tiranë, si pjesë e nismës për "mosbindje civile" kundër qeverisë aktuale.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar pensionistët dhe të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë qëndresë ndaj “regjimit që tallet me ta”.

Në një apel drejtuar shqiptarëve në diasporë, Berisha i bëri thirrje komunitetit në New York të kundërshtojnë qeverinë shqiptare gjatë vizitës së përfaqësuesve të saj atje, duke përdorur simbolikisht vezë dhe domate për të shprehur protestën e tyre.

Ai u kërkoi diasporës të japin sërish kontributin e tyre për “rrëzimin e narko-diktaturës”, siç kishin bërë më parë kundër komunizmit dhe në mbështetje të Kosovës.

Berisha sqaroi se plani i protestës ende nuk është përfunduar, por premtoi transparencë dhe bashkëpunim me mediat për detajet e organizimit. 

Të fundit