Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 7 korrikut, Këlliçi: Është një provë ‘zjarri’, çmimet arsyeja kryesore

Protesta e 7 korrikut, Këlliçi: Është një provë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi e ka cilësuar protestën kombëtare të thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha në 7 korrik si një ‘provë zjarri’.

Duke folur në një intervistë për Ora News, Këlliçi është shprehur se arsyeja kryesore e daljes në protestë është rritja e çmimeve, ndërsa shtoi se kanë qenë vetë qytetarët që kanë këmbëngulur që të udhëhiqen nga opozita.

Belind Këlliçi: 7 korriku është një provë zjarri. Është kërkesë e qytetarëve që kanë kërkuar me ngulm që PD ti rikthehet protestave serioze një orë e më parë. Duke parë situatën është vendosur që më datë 7 korrik në orën 19:00 do të organizojmë protestën e kombëtare. Arsyet janë të shumta: Vjedhja që po u bëhet shqiptarëve, kthimi i Shqipërisë në një shërbëtorë të devotshëm të Serbisë. Por arsyeja kryesore e protestës është rritja e çmimeve.

Të fundit