Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 8 shkurtit/ Këlliçi: Rama rrëkëllen verë 33 mijë euro, ne kemi llogaridhënie me qytetarët

Protesta e 8 shkurtit/ Këlliçi: Rama rrëkëllen verë

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet me qytetarët në kuadër të protestës kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet më 8 shkurt.

Gjatë takimeve me banorët e njësisë nr. 9 në kryeqytet, Këlliçi ka denoncuar qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe varfërimin e qytetarëve.

Edi Rama vijon të spastrojë Shqipërinë nga shqiptarët, ndërkohë që drekave rrëkëllen shishet e tij të verës 33.000 euro, Romanee Conti!

Ndërsa ne kemi llogaridhënie vetëm me qytetarët e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi,” – shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.

 

Të fundit