Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e banorëve në Peqin, Salianji reagon nga burgu: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar

Protesta e banorëve në Peqin, Salianji reagon nga burgu: Jeta në

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit ku po vuan dënimin lidhur me protestën e sotme të banorëve të Pajovës, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku një fëmijë 8 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet.

Nga kabina telefonike,  Salianji ka shprehur solidaritet me kërkesat e komunitetit të banorëve. AI shton se jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin dhe se dhjetra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit.

Reagimi

Reagim nga kabina telefonike e burgut të Fierit për një shqetësim jetik të banorëve të Pajovës në Peqin!

Ervin Salianji ka përcjellë përmes medias, protestën e banorëve të Pajovës pas ngjarjes tragjike të humbjes së jetës në rrugë nga një 8 vjeçar!

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen tragjike të djalit të tyre, Salianji ka shprehur solidaritet të plotë me kërkesat legjitime të komunitetit të banorëve.

Sipas tij, jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit.

Salianji kërkon reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit për vendosjen e tabelave, mbikalimeve dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të dhënë garanci për sigurinë e jetës së këtyre banorëve!

Të fundit